Simulatori i parë AI për BPO në Kosovë

Mëso gjermanishten. Ndërto aftësitë. Fito vendin e punës.

trutwin është simulatori inteligjent i qendrës së thirrjeve që trajnon gjuhën gjermane dhe aftësitë e buta përmes telefonatave realiste me klientë AI - i ndërtuar mbi metodologjinë e provuar të TruAcademy.

Platformë web - pa instalim. Hap shfletuesin, kyçu dhe fillo. Nga klasa, zyra apo shtëpia.

TruTwin
Së shpejti

Industria BPO në Kosovë po rritet. Agjentët duhet të rriten bashkë me të.

30,000+

të punësuar në BPO, call centers dhe shërbime mbështetëse në Kosovë.

KOHA.net

+164.9%

rritje e qarkullimit në nënsektorin "Call Centres" nga 2019 deri në 2023.

Open Data Kosovo

750€ - 1,500€

paga mujore tipike për shumicën e punonjësve në call centers në Kosovë.

German Economic Team

Mundësia është këtu. Ajo që mungon, është përgatitja.

Hendeku mes trajnimit dhe telefonatës së parë reale.

Trajnimi klasik mëson gjuhën. Por puna në qendër thirrjesh kërkon më shumë: strukturë, disiplinë, qetësi nën presion dhe aftësi për të trajtuar klientë të vërtetë me probleme të vërteta.

1

Agjenti i ri e mëson punën "mbi klientin e vërtetë" - momenti më i shtrenjtë për çdo kompani.

2

Onboarding-u i gjatë kushton para dhe humb klientë.

3

Agjentët që nuk avancohen me trendet, rrezikojnë vendin e punës.

Askush nuk duhet ta bëjë telefonatën e parë të vërtetë pa qenë i gatshëm.

Si funksionon trutwin

Metodologji e provuar. Tani e automatizuar.

trutwin nuk është eksperiment. Është digjitalizimi i metodologjisë së TruAcademy - e cila që nga viti 2025 ka trajnuar dhe punësuar mbi 100+ studentë në sektorin BPO.

Hapi 1 nga 6

Auto

Kyçu dhe vendos statusin "Gati"

Si në një qendër të vërtetë thirrjesh.

Një platformë. Dy rrugëtime.

Për studentët (TruAcademy)

MËSOSIMULOBËHU GATIPUNËSOHU

Rruga nga klasa te paga e parë. Praktiko me klientë AI në gjermanisht, ndërto disiplinën e punës reale dhe hyr në sektorin BPO i përgatitur - jo i frikësuar.

Për kompanitë BPO

AVANCOPËRSHTATUMBAJ TALENTET

Agjentët që rriten, nuk largohen - dhe nuk mbeten prapa. Përdor trutwin për onboarding më të shpejtë, avancim të vazhdueshëm dhe agjentë që i përshtaten trendeve para se trendet t'i zëvendësojnë.

Gjithçka që ka një qendër e vërtetë thirrjesh. Pa rrezikun e saj.

Klientë AI me personalitete realiste

Nga miqësor te i zemëruar, nga i moshuar te i paduruar. Çdo thirrje ndryshe.

Disiplinë reale pune

Statuset (Gati, Në thirrje, Pas thirrjes, Pushim), radha automatike, KPI si AHT dhe FCR.

Bibliotekë projektesh sipas industrive

Telekomunikacion, energji, e-commerce. Studenti ose administratori zgjedh projektin.

Vlerësim automatik i cilësisë

Çdo thirrje vlerësohet sipas strukturës dhe rregullave të përputhshmërisë. Verifikimi i harruar = thirrje e dështuar.

3 këshilla + flashcards në meTru

Cikli i mbyllur nga simulimi te përsëritja e hapësuar. Askush tjetër nuk e ofron këtë.

Panel për instruktorë dhe menaxherë

Kush është në thirrje, si po ecën secili, ku janë dobësitë, progresi javor.

100% web app

Asnjë instalim, asnjë harduer special. Vetëm shfletues dhe kufje. Gati për klasë, zyrë apo trajnim në distancë.

Të tjerët premtojnë. Ne kemi dëshmuar.

1

Metodologji e provuar

100+ studentë të trajnuar dhe të punësuar nga TruAcademy që nga viti 2025. trutwin e shndërron këtë metodologji në teknologji.

2

I pari i këtij lloji në Kosovë

Simulatori i parë AI për qendra thirrjesh, i ndërtuar këtu, për tregun tonë dhe tregjet DACH.

3

10 vjet përvojë operacionale në BPO

Platforma është ndërtuar nga njerëz që kanë kaluar nëpër çdo rol - agjent, team leader, menaxher operacionesh.

4

E vetmja me shkencë të mësuari

Integrimi me meTru siguron që çdo gabim bëhet mësim dhe çdo mësim mbahet mend.

Nga Kosova, për tregjet evropiane.

trutwin fillon me studentët e TruAcademy dhe partnerët BPO në Kosovë. Hapi tjetër: kompanitë që shërbejnë tregjet gjermanofolëse, pastaj rajoni. Qëllimi ynë është i thjeshtë: që çdo agjent i ri të hyjë në punë i përgatitur, dhe çdo agjent ekzistues të rritet bashkë me industrinë.